TIRANE-Epidemia e gripit ?paralizon? procesin arsimor në vend. Për të shmangur përhapjen e më tejshme të virozëve të stinës, zyrtarisht u vendos që mësimi të nisë më 16 Janar.
Ky ishte urdhri që ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme. Sistemi universitar e parauniversitar, cerdhet e kopshtet do të qëndrojnë mbyllur deri më 14 Janar. Ky urdhër vjen vjen në kuadër të masave të marra nga ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.