Paloka: Nuk ka koalicion parazgjedhor me LSI -në

RTV KLAN 2017-02-26

Views 0

E vetmja derë e hapur për Lëvizjen Socialiste për Integrim duket se është ajo e Kryeministrit Edi Rama, pasi demokratët as që e mendojnë t?i shtrinë dorën e bashkëpunimit ish - aleatit të tyre për një koalicion parazgjedhor.

Kur kanë mbetur më pak se pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 18 Qershorit, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përjashton çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LSI -në, teksa e quan si pjesë të keqqeverisjes.

Ajo që është kryefjalë e betejës së demokratëve janë zgjedjet e lira e të ndershme. Por ata thonë se me Kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Paloka thotë se precedentët e mëparshëm për manipulime të zgjedhjeve në Korçë, Dibër e së fundmi Kolonjë janë dëshmi e një procesi që Kryeministri po tenton ta shtrijë edhe në zgjedhjet parlamentare. Pasoja e përsëritjes së këtij fenomeni, thotë Paloka, do të sjellin vetëm destabilitet në vend.

Paloka hedh edhe idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, për të mundësuar përdorimin e teknologjisë së zgjedhjeve.

Pjesë e aksionit të opozitës është edhe mbajtja e protestave, por Nënkryetari Paloka shprehet se ende nuk ka një qëndrim nga strukturat e partisë për nisjen e tyre.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form