Report TV - Zgjedhjet, Paloka: Do të përdorim çdo mjet për largimin e Ramës

Report TV 2017-02-26

Views 0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar se opozita është e gatshme të përdorë çdo mjet për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe garantimin e zgjedhjeve të lira.

Paloka siguron se qëllimi i vetëm i PD-së është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, gjë që e sheh të lidhur vetëm me largimin e Ramës.

"Qëllimi i vetëm i Partisë Demokratike është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për këtë qëllim, PD do të përdorë çdo burim. Ne do të përdorim çdo instrument për largimin e Edi Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve. Është faktuar se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe opozita nuk mund të pranojë të shkoj me Ramën në zgjedhje, ndaj ne do të bëjmë çdo përpjekje për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme", tha Paloka.

Ai sqaroi se PD nuk po mendon për bojkotim të zgjedhjeve, "por për të përdorur të gjithë arsenalin e mundshëm që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme".

Share This Video


Download

  
Report form