Partia Demokratike ka akuzuar edhe këtë të premte qeverinë shqiptare, pasi sipas tyre nuk po i ndihmon banorët e Hasit në këto ditë të vështira për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Në një deklaratë për mediat, Grida Duma është shprehur se nga dhënat e saj, i gjithë rrethi i Hasit është i izoluar ku të gjitha rrugët janë bllokuar dhe se mundon uji i pijshëm dhe energjia elektrike.
Duma i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme në këto zona dhe t'ju vijë në ndihmë banorëve të Hasit.