TIRANE-Moti do të përkeqësohet në fundjavë. Temperaturat nën zero gradë Celsius dhe erërat e fuqishme pritet të sjellin nesër një situatë problematike në mbarë territorin e vendit.
Meterologia Lajda Porja në një lidhje telefonike për Report Tv, bën të ditur se dhe në ditët në vijim në vend do të mbizotërojnë temperaturat nën zero gradë Celsius.
Porja theksoi se vetëm ditën e sotme temperaturat kanë rënë me minus 6 gradë gradë Celsius krahasuar me një ditë më parë. Sipas meterologes, moti i keq nuk do të kursejë as Tiranën. Ajo tha se edhe ditën e shtunë, temperaturat priten të shënojnë sërish rënie me minus 5 e deri minus 7 gradë Celsius.
Zonat më problematike nga moti i keq sipas meterologes do të jenë, Peshkopia, Bulqiza, Kukësi ku pritet që temperatura të shënojë vlera deri në -17 e -20 gradë Celsius.
?Gjithë territori ditën e nesërme do të jetë nën temperaturat zero gradë, me minus. Në disa zona do të shkojë dhe -17, -18 dhe deri -20 gradë Celsius. Të shtunën do të ketë dhe erëra të fuqishme që do të sjellin përkeqësim të situatës. Problematike do të jenë dhe zonat e juglindjes, në zonat veriore, ku vetëm në Tiranë do të shënohet -6 por dhe -7 gradë Celsius?.