TIRANE-Sa i përket procesit mësimor, po shqyrtohet mundësia e shtyrjes së shkollës edhe me një javë tjetër.
Duke raportuar sot në zyrën Operacionale te Situates në Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se do të shpërndahen 90 mijë doza vaksine dhe se po shikohet mundësia e shmangies së aktiviteteve kulturore për javën tjetër.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pranoi se vendi aktualisht është në situatë epidemie gripi por thotë se ka ardhur më shpejt se ishte parashikuar.
Gjithashtu ai deklaroi se drejtuesve të spitaleve u është kërkuar që të shmangin sa të mundin operacionet e planifikuara si dhe shtrimet.