“Ventingu” në dorë të redaktorëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese janë rikthyer ne pune pas pushimeve te fundvitit dhe mbledhja e pare i është dedikuar ligjit te vettingut. Ne 22 dhjetor Kushtetuesja shpalli vendimin qe rrezoi Partine Demokratike dhe e cilësoi ne përputhje me ligjin themeltar te shtetit ligjin per rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve. Ndërsa sot 8 gjyqtaret kane diskutuar dhe mbyllur vendimin e arsyetuar per ketë ligj. Mësohet se vendimi prej rreth 40 faqesh tashme është ne dorën e redaktoreve per te rregulluar detajet e fundit para se te publikohet ne faqen zyrtare e t?i dërgohet qendrës se publikimeve zyrtare. Burime pranë Kushtetueses bëjnë me dije se redaktimi do te kërkoje kohe e publikimi mund te behet ne fillim te javës se ardhshme. Momenti i botimit te vendimit te Gjykatës Kushtetuese per vettingun është i rëndësishëm, pasi zyrtarisht publikimi i tij heq masën e pezullimit dhe shënon rifillimin e zbatimit te ligjit. Nga ky moment te gjithë gjyqtaret e prokuroret kane vetëm 13 dite kohe per te plotësuar 3 formularët, mbi bazën e te cilëve zhvillohet procesi i vettingut; formularin e pasurisë, te pastërtisë se figurës dhe te aftësive profesionale.

Share This Video


Download

  
Report form