Rrogozhinë, gjendet i pajetë taksisti - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taksisti Faik Fezgaj, 53 vjeç, nga Durrësi, i zhdukur te mërkurën, u gjet i pajetë në afërsi të Rrogozhinës mëngjesin e kësaj te enjteje. Makina ishte e përmbysur në një kanal me ujë në anë të rrugës, ndërsa brenda saj u gjet trupi i pajetës i 53-vjeçarit. Policia dyshon se Fezgaj ka pësuar aksident dhe se automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Familjarët e 53-vjecarit thane se ai kishte dale nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Per ketë arsye ata lajmëruan policinë. Por mjeti u konstatua vetëm gjate paradites se te enjtes. Sipas dyshimeve te eksperteve, taksia e Fezgajt mund te jete përplasur fillimisht me bordurën, çka i ka shkaktuar atij plage te rende. Me pas rënia e mjetit ne kanal ka rezultuar fatale.

Share This Video


Download

  
Report form