Ora News – Ngricat, kompanitë kontraktore nuk kanë depozita kripe

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkohë që nesër pothuajse e gjithë Shqipëria do të pllakoset nga ngrica të forta e akulli kompanitë e kontrakturara për të mirëmbajtur rrugët nuk kanë mjaftueshëm rezerva kripe.
Këtë shqetësim e raportoi Shemsi Prençi drejtori i Emergjencave Civile sot në zyrën operacionale ku kryeministri kishte thirrur drejtuesit kryesorë të institucioneve për të përballuar situatën.
Prençi tha se sot po merren masa urgjente të ndikuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e rrugës për të siguruar sasinë e kripës
Prençi: Temperaturat pritet që të zbresin dhe në tre ditët në vazhdim të kemi një temperaturë deri në ? 20 gradë celcius. Kjo do të thotë që e gjithë zona e Shqipërisë veriore, verilindore dhe juglindore por dhe në Shqipërinë e mesme do të jetë e pllakosur nga ngrica të forta e akulli çka do të thotë se qarkullimi rrugor do të jetë shumë i rënduar dhe kërkohet vëmendje e veçantë nga autoriteti rrugor shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe kompanitë kontraktore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngricat-kompanite-kontraktore-nuk-kane-depozita-kripe/

Share This Video


Download

  
Report form