TIRANE-Moti i keq i shoqëruar me ngrica dhe reshje të dendura dëbore në veri dhe verilindje të vendit ka shkaktuar problemet e para në qarkullimin e automjeteve. Situata ndryshon nga ora në ore, disa akse lirohen, ndërsa të tjera rëndohen, gjithcka në varësi te reshjeve të borës.
Ora 10:20-Drejtori i Policisë Rrugore: Akset ku duhen përdorur zhinxhirët
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë sjellë anomalitë e para në akset rrugore, ku një pjesë e tyre në zonat malore tashmë janë të bllokuara. Në një komunikim me mediat Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu i bën apel drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët ndërsa sqaron se për çdo problem apo vështirësi qytetarët ti drejtohen policisë në numrin 112.