Ora News –PD kërkon përgjegjësit e vetëvrasjes së 22 vjeçarit në burg

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë dhe seriozitet të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve në rastin e 22 vjecarit Estref Halili. PD kërkon të hetohen e të nxirren para ligjit përgjegjësit.
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma në një deklaratë për median tha se me Edi Ramën, 22 vjeçari me 3 gram hashash çohet drejt vdekjes ndërsa eskobari Klement Balili bredh i lirë
Me Edi Ramën, Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe zyrë të lartë drejtuese në shtet, dhe asgjë nuk e gjen atë, edhe pse duhej arrestuar prej majit të vitit 2016.
Me Edi Ramën, një i ri 22 vjecar, Estref Halili, i arrestuar nga policia sipas familjarëve të tij me 3 gram hashash, trajtohet pa mëshirë, dhe shtyhet drejt vetvrasjes në qeli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-pergjegjesit-e-vetevrasjes-se-22-vjecarit-ne-burg/

Share This Video


Download

  
Report form