Report TV - Troket i ftohti siberian, dëborë dhe -14 gradë celsius në fundjavë

Report TV 2017-02-26

Views 0

I gjithë vendi do të përfshihet nga moti i ftohtë duke nisur nga e mërkura, ndërsa në fundjavë temperaturat do zbresin deri në minus 14 gradë celsius.

Krahas të ftohtit prezente do të jenë edhe reshjet e shiut e dëborës, kryesisht në zonat malore.

Temperatura më e ulët do të regjistrohet në vendet e thella malore ku termometri do të shënojë -14 gradë.

Ulje të ndjeshme temperaturat do të shënojnë edhe në kryeqytet deri në -8 gradë celsius.

I ftohti ekstrem vjen si rrjedhojë e zbritjes drejt Ballkanit të rrymave ajrore nga Siberia.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut e dëborës pritet të jenë prezent deri në mesin e këtij muaji.

Share This Video


Download

  
Report form