Edhe vogëlushët e Laprakës nga sot kanë në lagjen e tyre një kënd lojrash ku mund të argëtohen. Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, çdo kënd i ndërtuar konsiderohet si një premtim i mbajtur.
Sipas tij me Planin e Përgjithshëm Vendor, i cili projekton një Tiranë policentrike, Lapraka do të jetë një nga qendrat e Tiranës.
Erion Veliaj: Bashkë me këndin e lojërave, mbyllëm edhe planin tonë urbanistik i cili parashikon që Lapraka të jetë një qendër urbane e Tiranës policentrike, pra të jetë një ndër qendrat e Tiranës. I garantoj qytetarët se edhe me planin e ri urbanistik, e ardhmja për Laprakën dhe Tiranën është më e mirë. U përket fëmijëve, atyre që janë pa hile, që nuk hedhin baltë...
Velija u është drejtuar sërish kritikëve për investimet e bashkisë.
Erion Veliaj: U kërkoj edhe atyre që janë kritikë, boll me baltë, ejani të punojmë...
Ky është këndi i 7-të i lojërave që përfundon, nga 12-të që kanë filluar punimet. Kjo hapësirë është një kombinim i këndit të lojërave për fëmijë dhe i fushës sportive me përmasa olimpike, ku grupe studentore apo ekipe të ndryshme të Bashkisë së Tiranës mund të organizojnë edhe kampionate./ TV KLAN