Janari sjell të ftohtë dhe ngrica, termometri deri në -14 gradë

RTV KLAN 2017-02-26

Views 0

I ftohti që përjetuam ditët e fundit të vitit, që sapo mbyllëm, do të na shoqërojë edhe përgjatë muajit janar. Edhe pse ditët e para të janarit sollën një rritje të lehtë të temperaturave, i ftohti siberian duket se do të qëndrojë gjatë.

Sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu dhe dëbore deri në mesjave, ndërsa fundjava , pritet të kulmojë me temperatura ekstreme , duke bërë që termometri të zbresë disa gradë nën zero, në të gjithë vendin.

Vendet e thella malore, do të shënojnë temperatura deri në -14 gradë, ndërsa mendohet që edhe në kryeqytet, termometri të shënoj -5 gradë.
Meteorologët thonë se ky mot ekstrem është si pasojë e rrymave ajrore të ardhura nga Siberia.

I tillë parashikohet të jetë moti deri në mes të janarit, ndaj ajo çfarë mbetet është të vishemi mirë për tu mbrojtur nga i ftohti./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form