Ora News –Në gatishmëri për Vitin e Ri 4500 policë, 5 autoambulanca dhe zjarrfikëse

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit, shërbimi i ugjencës dhe ai zjarrëfikës ishin në shërbim të përforcuar për të qënë pranë qytetarëve gjatë momentit të ndërrimit të viteve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Haki Çako tha se plani i masave do të zgjasë deri në datën 4 janar.
Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve u angazhuan 4500 efektivë në të gjithë vendin. Në sheshin ?Nënë Tereza? kishte përqëndrim më të madh të efektivëve për shkak të aktiviteteve festive. Gjithashtu në akset kryesore, kryqëzimet hyrëse dalëse të kryeqytetit u angazhuan efektivë të FNSH, si dhe të repartit special Renea. Zbatimin e planit të masave në terren e ndoqi dhe drejtori i përgjithshëm Haki Çako.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-gatishmeri-per-vitin-e-ri-4500-police-5-autoambulanca-dhe-zjarrfikese/

Share This Video


Download

  
Report form