Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania. Ky ishte thelbi i mesazhit të kancelares gjermane Angela Merkel për vitin e ri, e cila duke ju referuar sulmit me kamion në Berlin, tha se është e pështirë të mendosh që sulmet terroriste kryhen nga njerëz që kanë kërkuar mbrojtje në Gjermani.