Ora News –Olli: Veliaj po zbaton planin e Ramës, do ketë 70 ndërtime në unazë

Ora News Emisione 2017-02-26

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha për Ora neës arsyet se pse nuk e votuan planin e Tiranës. Ai tha se Veliaj po zbaton planin famkeq të Edi Ramës, ku parashikohen të ngrihen kulla të larta dhe brenda unazës do të ketë 70 ndërtime.
Olli tha se Plani Urbanistik i Tiranës nuk është konsultuar me grupet e interesit.
Olli: Këto janë vetëm 7 orët e dukshnme për planin e ri vendor të Tiranës që do të përcaktojë piketat e zhvillimit në vetëvete. Por në fakt kjo situatë ka filluar në 24 dhjetor kur këshilli na njoftoi për një dëgjesë për herë të parë. Arsyet për refuzimin e këtij plani janë në tre dimensioni, i pari është ai ligjor. Si në kuadrin e ligjit për territorin që kërkon pas prezantimit materialet që u diskutuan duhet të ishin vënë në dispozicion 30 ditë më parë. Nga ky moment që konsiderohet si degjesa publike do të duhen dhe 30 ditë të tjerë që të gjithë pasi u njohën me këtë prezantim të japin idetë e tyre. Ana tjetër e medaljes është ligji për qeverisjen vendore. Në nenin 16,17,18 përcaktohet qartë detyrimi i njësisë vendore për tu konsultuar me publikun. Nuk është fakultativ, është detyrues. Të paktën në hapësirat që ne kemi përpara, rreth e rrotull sheshi Skenderbej do të ngrihen kulla famkeqe të projektve të Ramës dhe kjo përbën lajmin më të keq se nuk do të jenë vetëm këtu këto ndërtime. Do të ketë mbi 70 ndërtime brenda unazës, cka do të thotë një masakër e re urbane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/olli-veliaj-po-zbaton-planin-e-rames-do-kete-70-ndertime-ne-unaze/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS