Pas rreth 10 orë debate, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vetëm me votat e PS dhe LSI, planin e përgjithshëm vendor.
Gjatë gjithë ditës, mbledhja u shoqërua me debate mes këshilltarëve të djathtë dhe Kryetarit Erion Veliaj. Në fillim të saj, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi një mbledhje të hapur me pyetje nga ekspertët për planin urbanistik.
Kryebashkiaku Veliaj, e mirëpriti propozimin dhe e konsideroi mbledhje maratonë, e cila nuk ka kufizim kohor.
13 pikat e zhvillimit të planit ngjallën debate dhe akuza në mbledhje.
Kryebashkiaku Veliaj tha se plani i përgjithshëm vendor që bazohet në 5 shtylla kryesore synon të përmirësojë jetën e banorëve në kryeqytet.
Tv Klan