Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga një vit më parë duket se këtë herë këshilli bashkiak në mbledhjen e fundit nuk do të rezervojë surpriza për taksat e bizneseve. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i bashkisë Tiranë Arbian Mazniku i cili po ashtu ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për mungesë transparence në planin urbanistik.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku hedh poshtë të gjitha deklaratat e opozitës se nuk ka patur transparencë për planin e përgjithsëhm vendor. I ftuar në Ora News Mazniku tha se për projektin janë bërë disa dëgjesa që janë transmetuar live në TV si dhe shumë të tjera në njësitë administrative.
Mazniku: Transmetimet tuaja live janë nga të paktën tre dëgjesa publike të mëdhaja, një në mars-prill të këtij viti në Hotel Tirana. Një në qershor, dhe një në shtator qe eshte bere tek Piramida.
Referuar mbledhjes së këshillit në datën 29 dhjetor ku pritet të kalojë edhe buxheti i 2017 Mazniku siguroi se nuk do të ketë rritje taksash për vitin e ardhshëm.
Mazniku: Këtë vit bashkia nuk bën asnjë rritje apo ndryshim të paketës fiskale. Pra nuk do të ndryshojnë taksat.
Bashkia është akuzuar së fundmi edhe nga policia rrugore për trafik të rënduar, por Mazniku thotë se nuk ka strategji në mbrojtje të makinave por për atë të këmbësorëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mazniku-ska-rritje-taksash-per-biznesin-ne-2017-plani-urbanistik-transparent/