Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plani urbanistik i Tiranës përmban 13 projekte strategjike për qytetin që i referohen kryesisht ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe shtime të hapësirave të gjelbëra. Plani urbanisik parashikon edhe kritere të reja të ndërtimeve që pritet në zonat si njësia 8 dhe në bulevardin e ri në ish Stacionin e Trenit.
Plani urbanistik është hartuar nga 30 ekspertë, 15 të bashkisë së Tiranës dhe 15 të tjerë të studios të arkitektit italian Stefano Boeri. Në pritje të diskutimit të tij në mbledhjen e këshillit bashkiak drejtori i Urbanistikës në bashki Joni Baboçi tregon disa nga detajet e draftit voluminoz siç është ajo e kritereve të reja të ndërtimeve të parashikuara në zonën e rrugës së Dibrës, në zonën e bulevardit të ri, në ish stacionin e trenit dhe në shtëpitë e vjetra e të pashfrytëzueshme të qytetit.
Joni Baboçi: Pra tentojmë të intesifikojmë, të rrisim pak intesitetin e ndërtimit në ato hapësira ku ne kemi nevojë të ndërtohet, sepse nëpërmjet ndërtimit kemi mundësi të zgjerojmë një rrugë pak më shumë, të lirojmë një aks infrastructure. Këta nuk mund ta bëjmë sa të merremi me shpronësimet. Është shumë e qartë, mjafton të shohim kostot që kemi patur tek unaza e vogël ku kosto e shpronësimit është disa herë më e lartë se kosto e investimit kapital.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plani-urbanistik-ja-si-do-te-jete-tirana-e-2030/