Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla do të jenë të parët që do të plotësojnë formularët e kontrollit të figurës, kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale. Procesi i vettingut do të nisë kështu nga krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend, duke vijuar më pas me gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë.
Të parët që do të kalojnë në sitën e vettingut e do të jenë krerët e institucioneve më të rëndësishmë në vend që japin drejtësi, duke vijuar më pas më gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ai i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla do të jenë të parët që do të plotësojnë formularët e kontrollit të figurës, kontrollit të pasurisë dhe aftësive profesionale.
Formularët do të dorëzohen në ILDKPI ai i pasurisë, në Drejtorinë e Sigurisë së Informacionit të kualifikuar DSIK ai i intergritetit dhe figurës dhe formulari i aftësive profesionale.
Ndërkohë që Kushtetuta ka të përcaktuar se tre institucionet që do të kryejnë rivleresimin janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë në bashkëpunim me vëzhguesit e huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, OMN.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/llalla-dedja-dhe-zaganjori-te-paret-ne-siten-e-drejtesise/