Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e ankimimit të Partisë Demokratike për ligjin e Vetting-ut, ç?ka i hapi rrugën zbatimit të ligjit kyç të reformës në drejtësi, të gjithë subjektet e këtij ligji, prokurorë e gjyqtarë duhet të nisin dorëzimin e deklaratave të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, pranë DSIK (DREJTORIA E SIGURIMIT TE INFORMACIONEVE TE KLASIFIKUARA).
Afati për dorëzimin e formularëve është 30 ditë dhe do të nisë nga zbatimi menjëherë pasi të zbardhet vendimi i gjykatës Kushtetueses për ligjin për rivlerësimin kalimtar të prokurove dhe gjyqtareve, edhe pse afati i dorëzimit të këtyre formularëve duhej të niste të llogaritej nga hyrja në fuqi e ligjit që u miratua në 30 gusht në një seance te jashtëzakonshme nga Kuvendi. Duke përjashtuar ditët që ky ligj qëndroi i pezulluar po me vendim të Kushtetueses, atëherë subjekteve të këtij ligji i duhej që të përmbushnin detyrimin e dorëzimit të formularëve brenda 10 ditëve.
Por, duke qenë që kjo periudhë 10 ditore përkon dhe me pushimet për shkak të festave të fundvitit, me sa duket për t?u dhënë një kohë të mjaftueshme të gjithë prokurorëve dhe gjyqtareve, është vendosur që afati të llogaritet nga data e zbardhjes së vendimit të Kushtetueses.
Të gjithë ata që nuk i depozitojnë formularët brenda këtij afati nuk do t?i nënshtrohen skanimit të Vetting-ut, dhe automatikisht duhet të dorëhiqen nga detyra e tyre.
Tv Klan