Stop - Aksidenti pa fajtore tek Ura e Bllokut dhe denoncimi i taksistit! (23 dhjetor 2016)

RTV KLAN 2017-02-25

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Taksisti Skender Hoxha rrefen per ?Stop?, se ne 10 shtator rreth ores 4 te mengjezit eshte perplasur me nje automjet ne kryqezimin e ures se bllokut. Skenderi pretendon, se ka qene duke ecur, kur semafori i jepte te drejte, por polici rrugor nuk ishte ne gjendje te percaktonte fajtorin.Pasi policia nuk mundi t?ia zgjidhte problemin, ?Stop? iu drejtua bashkise se Tiranes, qe menaxhon semaforet, duke patur si indicie GPS-ne e automjetit.Pergjigja e bashkise verteton pretendimin e Skenderit, se ai ka qene duke qarkulluar me semafor jeshil. Taksisti thote, se ky incident e ka lene 3 muaj pa pune dhe se me kete aktivitet ai mban familjen.

Në datën 10 shtator rreth orës 4 të mëngjesit, taksisti Skënder Hoxha është përplasur me një automjet në kryqëzimin e Urës së Bllokut. Ai bën të ditur ngjarjen e tij në emisionin ?STOP? dhe pretendon, se ka qenë duke ecur kur semafori i jepte të drejtë, por polici rrugor nuk ishte në gjendje të përcaktonte fajtorin. Taksisti thotë, se ky incident e ka lënë 3 muaj pa punë dhe se me këtë aktivitet ai mban familjen.

Unë punoj Taksi dhe në mëngjesin e datës 10 shtator rreth orës 03.15, këtu në këtë kryqëzim ndodhi një aksident. I bindur plotësisht në respektimin e sinjalistikës rrugore, nxjerr konkluzionin në të gjitha drejtimet që jam i pafajshëm.

Semafori ka qenë i kuq apo jeshil?
Në momentin kur unë kam ardhur nga rruga e Unazës deri këtu, ka qenë i kuq. Kam pritur sa është hapur drita jeshile dhe jam futur. Më pas në momentin që unë futem aty vjen një makinë tjetër dhe më godet.

Policia vetë ka deklaruar që nuk mund të përcaktohet dot se kush është shkaktari kryesor i këtij aksidenti, duke iu referuar shkresës nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në faqen e parë të kësaj shkrese thuhet që: ?Në bazë të materialeve që na janë vënë në dispozicion për këtë ngjarje, ju bëjmë me dije se nuk jemi në gjendje të përcaktojmë, se cili nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në ngjarje nuk ka respektuar sinjalistikën ndriçuese dhe që ka shkelur kërkesat e nenit 41/10 të ligjit Nr. 8378 datë 22.07.1998.?

Kryqëzimi që jemi duke folur nuk ka kamera, por emisioni ?STOP? ka një variant tjetër sesi zbardhet ky aksident.

Gazetari i ?STOP? iu drejtua Bashkisë së Tiranës, që menaxhon semaforët, duke patur si referim GPS-in e automjetit. Përgjigja e bashkisë vërteton pretendimin e Skënderit, se ai ka qenë duke qarkulluar me semafor jeshil, në orarin kur automjeti ka kaluar në ?Urën e Bllokut?.

Nga dita e aksidentit deri sot që po flasim ju nuk e përdorni më taksinë?
Janë bërë tre muaj që unë po rri pa punë, duke më shkaktuar një dëm ekonomik që për mua është shumë.

Mesatarisht në një ditë pune, sa fitonit?
Më binte një fitim rreth 50 mijë lekë të vjetra.

Një detaj tjetër është edhe siguracioni. Ju nuk mund të merrni dot dëmshpërblim nëpërmjet siguracionit?
Kompania që ishte siguruar personi që më go...

Share This Video


Download

  
Report form