TIRANE-Koço Kokëdhima shkarkohet nga të gjithë funksionet në Partinë Socialiste.
Pas shkarkimit nga Asambleja, Taulant Balla ka deklaruar se Koço Kokëdhima nuk do të jetë më as anëtar i thjeshtë, pasi përzgjedhja ka qenë në kundërshtim me statutin.
"Që nga ky moment Koço Kokëdhima nuk është më as anëtar, pasi përzgjedhja ka qenë në kundërshtim me statutin sepse u fut në mënyrë jo të rregullt te lista e delegatëve të Vlorës" deklaroi ai.