Partizani i mori me prepotencë Skënderbeut vendin e dytë në renditje, dhe këtë e bëri përmes një fitoreje në Korçë në tempullin e kampionëve të Shqipërisë. Demat e kuq triumfuan 2-1 në fundin e një 90 minutëshi emocionues që e nisi keq, por diti ta kthejë në favorin e tij.