Atentati ndaj ambasadorit rus dhe lufta kundër terrorzimit ishin në fokus të takimit që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati me homologun turk Rexhep Taip Erdogan.
Kreu i shtetit shqiptar u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial. Pas takimit kokë më kokë mes dy presidentëve dhe më pas mes dy delegacioneve, Presidenti shqiptar tha se Shqipëria dënon çdo akt terrorist kundër paqes dhe stabilitetit.
?Atentati ndaj Ambasadorit rus në Ankara ishte një krim burracak që Shqipëria e dënon me forcë dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të diplomatit dhe autoriteteve ruse. Po ashtu dënova edhe njëherë aktet dhe tentativat e 15 korrikut të këtij viti për rrëzimin me dhunë të Qeverisë turke të zgjedhur demokratikisht, si dhe shpreha solidaritetin me Presidentin Erdogan, Qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi, për kapërcimin e plotë të pasojave të grushtit të dështuar të shtetit?.
Ndërsa Erdoan tha se Shqipëria është një vend mik dhe një partner i rëndësishëm i Turqisë.
?E falenderoj Presidentin Nishani dhe Shqipërinë për mbështetjen në luftën kundër terrorizmit. Është një çështje thelbësore në të cilën të dy vendet janë të organizuara të lufotjnë së bashku. Shqiptarë që jetojnë në Turqi janë një vlerë e shtuar kulturore për vendin tonë. Edhe ndërtimi i xhamisë së Namasgjasë në Tiranë është një shenjë e miqësisë mes dy vendeve?.
Mesazhet e mësipërme u theksuan edhe gjatë takimit me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare Ismail Kahraman.
Presidenti Nishani dënoi sulmin ndaj parlamentit gjatë Grushtit të dështuar të shtetit, duke e konsideruar të papranueshme për demokracinë, si dhe vendosi një tufë me lule në vendin e sulmuar të godinës së Parlamentit.