Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarët e emisionit BOOM në Rtv Ora News ndoqën zinxhirin e institucioneve përkatëse ku askush nuk merr përgjegjësinë për shtrimin e djalit.
Adoleshenti ka qenë për 8 vite me radhë në trajtim mjekësor pranë Qendrës së Shëndetit Mendor nr.3 në Tiranë.
Kamera e Boom arriti të siguroje dëshminë e mjekut që trajton adoleshentin e sëmurë, i cili pranon se ai duhet të izolohet pasi përbën rrezik për komunitetin, për aq kohë sa mjekimi nuk po jep efektet e duhura.
Ndërkohë edhe përgjegjësja e Qendrës së Shëndetit Mendor nr 3 thotë se raste të tilla duhet të shtrohet urgjentisht dhe e pajis gjyshen me një fletë shtrimi urgjent për 14 vjeçarit.
Në dëshpërim e sipër, gjyshja lëshon një deklaratë tronditëse në raport me përgjigjen që ka marrë nga Policia e Shtetit. Pavarësisht u dërgua me ambulancë dhe me forca policie në spital, adoleshenti nuk u shtrua sërish, pasi mjekja thotë se rasti duhet vlerësuar nga punonjësi social i lagjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-denoncon-spitali-nuk-shtron-te-semurin-mendor/