TIRANË-Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në mesditë në një pallat 10-katësh tek Rruga e Elbasanit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Flakët gjigande kanë shperthyer rreth orës 13:20 minuta në katin e fundit të pallatit, ku ndodhej palestra personale e Gaz Demit, president i klubit të futbollit, Partizani.
Zjarri u shua rreth ores 13:50 minuta, pasi zjarrfikësit luftuan më shumë se 30 minuta me flakët gjigande.