Deputeti i LSI, Shkëlqim Selami në një dalje për mediat për t?iu përgjigjur interesit të gazetarëve ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërsa ka deklaruar se mandatin nuk ia heq dot asnjë njeri, pasi është i pastër.
Selami ka akuzuar se gjithçka që po bëhet në lidhje me të ardhmen e mandatit të tij ka prapavijë të fortë politike.