Shqipëria merr presidencën e kulturës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka marrë statusin presidencial të Këshillit të Ministrave të Kulturës për Europën Juglindore, e në këtë kuadër takimi me zyrtarë të këtij këshilli në Tiranë preku edhe sukseset e Shqipërisë në një vit dhe projektet për 2017-ën. Përfaqësuesi i UNESCO-s vlerësoi përpjekjen e Shqipërisë vitet e fundit dhe në një intervistë për Vizion Plus, pohoi se e meritonim statusin presidencial.?Shqipëria e meriton statusin e presidentit dhe uroj që gjatë këtij përfaqësimi të bëhen gjëra të mëdha për trashëgiminë kulturore, pasi një investim në vlerat kulturore është një përmirësim i vazhdueshëm i të dhënave ekonomike. Shqipëria në këtë kuadër ka bërë një punë të mirë këtë vitet e fundit dhe përpjekjet për të shpëtuar thesare kanë rezultuar të suksesshme. projekti ynë i radhës është Ohri dhe jemi duke biseduar si me palën shqiptare, po ashtu edhe ata maqedonase.?I pyetur se ku duhet të shkojmë më shumë përpjekja e ministrisë së kulturës, përfaqësuesi i UNESCO-s, tha se lëvizja e objekteve të kulturës duhet të jetë më e kontrolluar.?Mendoj se Shqipëria ka përparuar, por duhet të bëjë më shumë punë në lidhje me atë që quhet trafikimi i veprave, lëvizja e tyre dhe tregtimi pakontrolluar.?Takimi i radhës i këtij ministeriali kulturor do të mbahet në shkurt në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form