Policia gjermane është vënë në kërkim të agresorit, një shtetas tunizian 21-vjeçar i identifikuar si Anis A., që përplasi kamionin në tregun e Krishtlindjes në Berlin, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe 49 të tjerë u plagosën. Të martën, policia la të lirë të dyshuarin e vetëm të arrestuar, me justifikimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta lidhur atë me sulmin në fjalë.