Ora News –Thaçi: Integrimi, një tango që shpesh BE refuzon ta kërcejë me ne

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë një leksioni të hapur në Universitetin Europian të Tiranës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se shqiptarët e Kosovës nuk meritojnë të izolohen për çështjet që lidhen me votat në parlament, siç është demarkacioni me Malin e Zi. Kreu i Shtetit të Kosovës u shpreh se vendi dhe procesi integrues dëmtohet nga dhuna e institucioneve, gazi lotësjellës i opozitës në parlament. Gjithashu, Thaçi komentoi fitoren e Donald Trump në Amerikë dhe zgjedhjet në Maqedoni.
Kreu i Shtetit të Kosovës ka vënë edhe njëherë para përgjegjësisë vendet e Bashkimit Eropian për mos heqjen e vizave për Kosovën.
Në një leksion të hapur me studentë dhe pedagogë të UET, Thaçi duke e krahasuar procesin e integrimit si një tango tha se BE jo gjithmonë pranon të vallëzojë me Kosovën, duke dhënë pretekste të ndryshme.
Thaçi: Kjo është një tango që dy palët duhet ta vallëzojmë, për fat të keq BE jo gjithmonë pranon të vallëzojë me ne, duke gjetur arsye të ndryshme.Çdo vonesë e BE për Kosovën, rajonin, Ballkanin Perëndimor, rrezikon zhgënjimin me BE por dhe për ndikim nga ideologji dhe politika të tjera radikale, ekstremiste dhe nacionaliste.Kosova ende mbahet e izoluar nga BE. Jo për shkak se Kosova nuk ka plotësuar kushtet por se nuk ka unitet dhe vullnet politik në BE.Prandaj kjo çështje shtyhet në pafundësi krejt padrejtësisht.Vazhdimisht mundohem tua bëj të qartë zyrtarëve në Bruksel se vonesat e BE lënë vakum që aktorë të tjerë po mundohen ta plotësojnë. Vendet e BE nxitojnë të zënë ideologji të tjera nacionaliste, religjioze dhe antiperëndimore që paraqesin kërcënim për Kosovën, rajonin, kontinentin tonë.
Problemin në politikën e Kosovës, Thaçi e sheh edhe tek opozita.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/thaci-integrimi-nje-tango-qe-shpesh-be-refuzon-ta-kerceje-me-ne/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS