Ora News –LSI: Jo amnisti për ish-zyrtarët që kanë kryer vepra penale

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-zyrtarët që kanë kryer një vepër penale dhe janë në gjykim nuk do të përfitojnë nga amnistia. Komisioni i Ligjeve ka miratuar kërkesën e LSI, ndërsa ka shfuqizuar edhe disa pika të këtij ligji.LSI ka propozuar që të mos përfitojnë nga amnistia ish-zyrtarët që kanë kryer një vepër penale dhe janë në gjykim deri në datën 30 nëntor 2016.
Kërkesa e LSI u pranua dhe u miratua nga Komisioni i Ligjeve, i cili po ashtu miratoi edhe shfuqizimin e pikës përmes së cilës përfitojnë të dënuarit e konstatuar me sëmundje kanceroze.
Kërkesa për këtë u bë nga deputetë të opozitës.
Vasili: Krahas formulimit që ka sjellë Ministria e Drejtësisë, unë mendoj që është e domosdoshme të ketë një përcaktim shumë më të qartë të mëtejshëm dhe do ti propozoja Komisionit të merrte në konsideratë shtesën e një pike 3 nënë nenin 6. Pika 3 është: Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit numër 138, viti 2015, për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike, i ndryshuar.
I pranishëm në Komision ishte edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligjet-votojne-ne-parim-amnistine-opozita-abstenon/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS