Prokuroria e Përgjithshme ka pezulluar nga detyra dy deputetë të Qarkut të Vlorës, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe kryetarin e Bashkisë së Kajavës, Elvis Roshi, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.
Sipas Prokurorisë, tre funksionarët kanë fshehur dënimet në shtetet fqinje, ndërsa pas verifikimeve te thelluara, ka konkluduar, se dy deputetët dhe kryebashkiaku janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.