Shqipëria është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të njerëzve që braktisin vendin.
Sipas një studimi të fundit të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror me qendër në Zvicër, që i referohet të dhënave të vitit 2015 të Kombeve të Bashkuara, rezulton se me shume se 1.1 milionë shqiptare kane emigruar.
Siç duket nga grafiku, në renditjen e 9 shteteve, numrin më të lartë në botë të emigranteve e ka Bosnjë Hercegovina, me më shumë se 1.65 milionë banorë ose 30 % e popullsisë ndodhet në emigrim.
E dyta vjen Shqipëria, me 1 milion e 120 mijë emigrante, ose 28% e popullsisë rezulton se ka lënë vendin.
Sipas Forumit Ekonomik Botëror, arsyet që i shtyjnë popujt të emigrojnë në disa raste janë konfliktet e armatosura dhe rreziku i jetës. Të tjerë largohen nga vendet e origjinës për të kërkuar mundësi më të mira ekonomike.
Duke ju referuar edhe rastit të Shqipërisë, raporti thotë se nga vendi ynë janë larguar shume të rinj dhe se emigrimi mund të kenë efekte thelbësore demografike në kombe. Si për shembull, largimi i të rinjve ndikon ne plakjen e popullsisë dhe lënë boshllëqe të rëndësishme në aftësitë e vendeve të origjinës së emigracionit.
Ne total sipas studimit, sot bota numëron 244 milionë emigrante. Përveç Bosnje Hercegovinës dhe Shqipërisë , shtete të tjera me emigracion të lartë janë, Xhamajka , Armenia, Kazakistani, Siria, Republika e Trinidad dhe Tobago, Maqedonia dhe Portugalia. Këto 9 vende kanë humbur me shumë se 1/5 e popullsie së tyre nga emigracioni.
Tv Klan