Rama: Shpërblimi dhe rritja e pensioneve, këmbëngulja ime

RTV KLAN 2017-02-23

Views 1

Për kryeministrin shpërblimi dhe rritja e pensioneve nga 1 marsi i 2017, është një detyrim ndaj dhe ai u rrëfeu pensionisteve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve se qe këmbëngulja e tij që pavarësisht buxhetit të kufizuar, ?kartolina? prej 6 mijë lekësh për të cilën flet ministri i mirëqenies Klosi ta merrnin të gjithë pensionistet këtë fundvit.

Si gjithmonë në këto 3 vite Rama nuk harron të bëje krahasimin me të shkuarën për punët e bëra, por kësaj herë nuk i janë dashur fjalët për të treguar çka bën paraardhësit.

Kryeministri u ndal gjatë dhe tek reforma e pensioneve, ku për herë të parë u parashikuan dhe pensionet sociale nga i cili përfitojnë qindra pensionistë që rrezikonin të përfundonin si lypsarë.

Përveç urimit për pensionistët kryeministri e mbylli fjalimin me shprehjen e tij të preferuar për të gjithë oponentët e reformave të qeverisë së tij. "Qentë le të lehin karvani ecën përpara".

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form