Report TV - “Ekonomia”: OK, të shtyhet me 2 vjet ligji që mbyll Lojërat e Fatit

Report TV 2017-02-23

Views 0

TIRANË-Shtyhet me dy vjet Ligji për Lojërat e Fatit. Komisioni i Ekonomisë votoi sot pro nismës për të shtyrë ligjin i cili mbyll shumicën e kazinove dhe basteve sportive.

Duket se pas kësaj edhe parlamenti do të shtyjë hyrjen në fuqi të tij.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit nuk pati debate të shumta.

Deputetët ranë dakort që Ligji të ngrijë për 2 vjet dhe të zbatohet vetëm për Resortet dhe Kazinotë me 5 yje. U vendos gjithashtu që të zvogëlohen tabelat reklamuese të pikave të Lojërave të Fatit dhe u vendos që kompanitë të jenë të detyruara një kuotë të të ardhurave ta japin për Turizmin, Rininë e Sportin.

Share This Video


Download

  
Report form