Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është zhvilluar mes debatesh mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për çështjen e tërheqjes së shtetit shqiptar nga arbitrazhi për CEZ. I thirrur për t?u pyetur, Ministri i Energjisë, ka debatuar ashpër me kryetarin demokrat të Komisionit, Edmond Spahon, që ka replikuar me Gjiknurin pas çdo përgjigje të tij. Komisioni është ndërprerë pasi maxhoranca kërkoi të vijojne pa praninë e medias, çka nuk u pranua nga opozita, të cilët u larguan.
Tiranë- Debate të ashpra gjatë raportimit të Ministrit të Energjisë në Komisionin Hetimor për CEZ, mbi marrëveshjen e shtetit shqiptar me kompaninë çeke.
Zërat janë ngritur nga palët, teksa kryetari i Komisionit, Edmond Spaho, pyeti Ministrin Damian Gjiknuri për dëmet që marrëveshja i ka shkaktuar shtetit.
Debati i ashpër ka detyruar anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor të ndërhyjnë për të marrë fjalën për procedurë, por debati ka vijuar sërish.
Deputeti Shalsi e cilësoi të dënueshme sjelljen e kreut të Komisionit Hetimor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debate-ne-komisionin-hetimor-mes-spahos-e-gjiknurit/