Ora News –Ministri gjerman vlerëson reformat: U shërbejnë gjeneratave të reja

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane të Republikës Federale të Gjermanisë, Micheal Roth, ka vlerësuar reformat e realizuara nga Shqipëria.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, zyrtari i lartë gjerman tha se këto reforma jo vetëm e afrojnë Shqipërinë me Europën, por i shërbejnë dhe gjeneratave të ardhshme.
Roth: Reforma në drejtësi është një ngjarje thelbësore. Ligji i vettingut është një sukses jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Këto reforma të ndërmarra kohët e fundit, sigurisht që e sjellin Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian, por ato janë gjithashtu edhe në interes të brezave dhe gjeneratave më të reja për të cilat ne kemi nevojë që ky vend të shkojë përpara dhe të bëjë progres, qoftë në këndvështrimin social, ekonomik dhe demokratik.
Ndërsa për Ministrin Bushati nuk ka asnjë dyshim se hapja e negociatave lidhet drejtëpërdrejtë me zbatimin e ligjit të vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-gjerman-vlereson-reformat-u-sherbejne-gjeneratave-te-reja/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS