Ora News - Ligji i pronave, Hicka: Nëse rrëzohet, detyrimi i shtetit 46 mln euro

Ora News Emisione 2017-02-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit Alma Hicka tha në studion e lajmeve të Ora News se impakti i ligjit është i jashtëzakonshëm nga ana financiar dhe nëse Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ligjin, shteti do të përballet me një detyrim prej 46 milionë euro.
Alma Hicka: Pra impakti i ligjit është i jashtë zakonshëm edhe për dosjet në shqyrtim në gjykatën e Strasburgut. Ata kanë pretendimet tona, ne i kemi vlerësuar me formulën e ligjit të ri. Pra është me një impakt të jashtëzakonshëm financiar vazhdimi i vendimmarrjes nga Gjykata e Strasburgut. Po të kemi në konsideratë buxhetin e shtetit dhe mundësitë financiare të shtetit shqiptar, një hedhje poshtë e ligjit nga Gjykata Kushtetuese do të thotë një vazhdim i vendimmarrjes të Gjykatës së Strasburgut, do të thotë që shumë shpejt ne të përballemi me një detyrim të tillë që unë jua përmenda në vlera, minimalisht 46 milionë euro për tu paguar menjëherë kundrejt pronarëve.
Pra situata për buxhetin e shtetit është shumë e rënduar nëse skema e paraqitur nga ky ligj do të hidhej poshtë nga Gjykata Kushtetuese sepse ne po presim kalimin në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që pastaj tja paraqesim atë gjykatës së Strasburgut, edhe Gjykata e Strasburgut pop ret vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Biles ne në mënyrë informale ka filluar tashmë, sepse zyra e Avokatit të Shtetit mban dhe komunikimet me Gjykatën e Strasburgut dhe ata kanë filluar që sot të pyesin edhe informalisht se çfarë impakti ka vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin. Ne jemi të shqetësuar për të parë se cili do të jetë arsyetimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese sepse kjo ka pasojë jo vetëm për procesin e brendshëm, por edhe mbi ato të cilat janë dosje pezull dhe që priten me një faturë të jashtëzakonshme financiare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-pronave-alma-hicka-ne-strasburg-jane-84-dosje/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS