Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Mirëqenies Socilae Blendi Klosi prezantoi në Komisonin e Integrimit Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Çdo prind i cili ushtron dhunë humbet automatikisht kujdestarinë ndaj fëmijës. Deputetja Majlida Bregu ngriti alarmin për fëmijët e dhunuar duke theksuar se vetëm nga muaji janar në mars ka 849 raste.
Baballarët apo nënat e dhunshme dhe neglizhente rrezikojnë të humbasin të drejtën e prindërimit. Ky është ndryshimi thelbësor që vjen në ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijevë, i prezantuar në Komisonin e Integrimit nga ministri i Mirëqenies Socilae dhe Rinisë Blendi Klosi.
Klosi: Fëmija dhunohet dhe familja nuk mund bëjë mbrojtjen e këtyre të drejtave. Punonjësit social me të drejtën dhe autoritetin që të pezullohet prindërimi për tja kaluar procedurave gjyqësore.
Ligji i ri sjell një tjetër ndryshim duke detyruar mjeket, mësuesit apo edukatorët të raportojnë çdo akt apo dyshim për dhunë.
Klosi: Mësuesit dhe psikologët në shkolla, punonjësit social kanë detyrimin të raportojnë për cdo rast dhune.
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu tha se shifrat për dhunën ndaj fëmije janë alarmante.
Bregu: Vëtëm për tremujorin janar-mars 2016 arrijnë në 849 raste në 7 bashki të vendit.Nga të cilat 250 raste të reja
Shqetësim për vendin tonë mbeten shifrat e të miturve të cilët zgjedhin vendet e BE për të kërkuar azil. Vetëm për vitin 2016 janë rreth 150 fëmijë të kthyer. Ligji i ri gjithashtu, parashikon sanksione të qarta për shfrytëzimin e fëmijëve në punë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-mbrojtjen-e-femijeve-punonjes-social-me-tre-turne-ne-cdo-bashki/