BRUKSEL- Sinjale pozitive ka marrë sot në Bruksel kryeministri Edi Rama sa i përket çeljes se negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Pas vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama mbërriti në Bruksel, ku zhvilloi një takim me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, për të diskutuar lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë, progresin me reformat dhe hapat që duhen bërë përpara.
Axhenda e kryeministrit Rama në Bruksel nisi me një mëngjes pune me vendet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së.
Në takim folën Paolo Gentiloni Ministri i Jashtëm i Italisë dhe Sebastian Kurz Ministri i Jashtëm Austriak dy ndër iniciatorët e takimit të zhvilluar sot në Bruksel, "Miqtë e Shqipërisë", në nivel ministrash të Jashtëm. Gentiloni u shpreh se shpreson shumë që në muajin Dhjetor, Shqipërisë t?i çelen negociatat sipas rekomandimit të KE.