Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria do çelë negociatat me Bashkimin Europian.
Në rubrikën "Komunikimi i Javës", në Facebook, ai theksoi sërish se mazhoranca mbetet e vendosur të çojë përpara reformat e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë, duke nisur nga ligji i vettingut, i cili sipas tij, do të realizohet pavarësisht vonesave që po përpiqen t'i shkaktojnë dritëshkurtërit, siç i cilësoi ai demokratët, të cilët kanë ankimuar ligjin.