Basha: Rafineria e Ballshit, naftëtarët të keqpaguar

RTV KLAN 2017-02-22

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka diskutuar me strukturat e partisë së tij në Mallkastër e Patos për shpërthimin e ndodhur në Rafinerinë e Ballshit, ku humbi jetën 40-vjeçari Shkëlqim Muça dhe u plagosën 5 persona të tjerë. Basha tha se naftëtarët jo vetëm janë të keqpaguar, por edhe punojnë në mungesë të kushteve të sigurisë.

?Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjestojeni për 5 mijë naftëtarë. Sikur ky fitim t?i shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2 mijë euro për naftëtarë, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS