Report TV - Ricaktimi i pensioneve, ja procedura që ndiqet

Report TV 2017-02-22

Views 1

IRANE - Shpesh të moshuarit që janë në prag pensioni, nuk janë dakort me masën e përfitimit që u caktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Për këtë fakt ata u drejtohen Gjykatave. Por Instituti i Sigurimeve Shoqërore u jep mundësinë që të bëjnë një ankesë për të kërkuar rishqyrtim pensioni, në mënyrë që të bëhet edhe rillogaritja e pensionit.

Sipas ISSH-s pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

Share This Video


Download

  
Report form