Policia e Shtetit bën me dije se për t?ju ardhur në ndihmë tifozëve që duan të shkojnë në Elbasan për të parë ndeshjen Shqipëri-Izrael, tuneli i Elbasanit do të mbyllet në orën 17:30.
Ndërsa lëvizja nga Elbasani për në Tiranë, nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17:00.
Pas këtij orari sipas kahut të lëvizjes, tuneli do të bllokohet dhe lëvizja do të kryhet nga Durrësi.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtien e këtij aktiviteti sportiv, me të njëjtin përkushtim e seriozitet si për çdo ndeshje tjetër ndërkombëtare që është zhvilluar në vendin tonë.