Për të mbajtur pastër qytetin, por edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve, Bashkia e Tiranës organizon nesër, nga ora 8.00 e mëngjesit, aksionin e madh të pastrimit të Tiranës.
Nënkryetari Andi Seferi ftoi sot të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e këtij aksioni, për të pastruar lagjen e tyre dhe për të mbajtur pastër ambientin e përbashkët. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe që ky aksion të jetë i suksesshëm, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.