Report TV - "Bllokohet" reforma, fjala e plotë e Presidentit Nishani

Report TV 2017-02-21

Views 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh gjatë një konference për shtyp se ndryshimet Kushtetuese të miratuara nga Kuvendi mesnatën e 21 korrikut, hyjnë në fuqi në datën 11 gusht 2016. Kreu i shtetit theksoi se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re, Presidenti duhet të zgjedhë me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e gjykatave e prokurorët e prokurorive.

Nishani tha se ka një ngërç sa i takon ligjit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ai tha se "Kushtetuta i kërkon Presidentit që brenda 5 ditëve pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese, të hedhë shortin për anëtarët e KED, ndërsa ligji që përcakton kriteret për emërimin e anëtarëve të KED, nuk është miratuar ende".

"Ndryshimet Kushtetuse hyjë në fuqi në 11 gusht. Presidenti ngarkohet për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve, presidenti duhet të zgjdheë përmes shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED do të merret me seleksionimin e kandidaturave për në kushtetuese dhe inspektorin e lartë të drejtësisë. Ka një shqetësim sepse neni përkatës i Kushtetutës, neni 149 pika d, i cili përcakton në pikën tre përbërjen e KED.
Kushtetuta i kërkon që brenda 5 ditëve të hedhë shortin për anëtarët e KED, ndërsa ligji që përcakton kriteret për emërimin e anëtarëve të KED, nuk është miratuar", u shpreh Nishani.

Ai tha se mbetet i angazhuar që të realizojë zgjidhjen më të mirë të asaj që kërkon Kushtetuta. Nishani theksoi se ka ftuar grupet parlamentare në një takim konsultativ ditën e martë në orën 11:00.

Share This Video


Download

  
Report form