Ora News – Ngjarja në Rinas, Berisha: U grabitën 85 kg euro, reagon ashpër Braçe

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Berisha dhe deputetit socialist Erion Braçe janë përplasur për grabitjen në aeroportin e Rinasit. Pas të dhënave që nxori Berisha se nga bankat dolën 115 kg euro dhe janë vjedhur 85 kg, reagoi edhe deputeti Braçe, i cili përveçse i kërkoi bankës të mbajë një qëndrim për këtë deklaratë, tha se në banka nuk peshohen paratë. Braçe paralajmëroi Berishën se shumë shpejt në seancën e Kuvendit do të bëjë publike një fakt se kush i peshon paratë.
Sali Berisha: Kreu i juaj është kapo i meduzës së krimit të organziuar. Pse ndodh çdo javë një apo dy ngjarje të krimit sepse kreu juaj e ka shndërruar Shqipërinë në protektoratin e krimit. Vrasësit ndihen zotër të territorit të këtij vendi. Ajo që ndodhi në Rinas, është një akt i mirëfilltë terrorizmi jo ndaj personave po një grabitje e stilit terrorist. Për 12 minuta banda e armatosur pushtoi pistën e avionave, pistën në të cilin ishin disa avionë. Kreu krimin e shëmtuar dhe u largua pa u future fera në këmbë. Çfarë mësuan shqiptaret nga ju? Shqiptarët mësuan se s?kemi asnjë përgjegjësi për aeroportin. Por nëse ka një pikë me nervlagjike siguria kombëtare, ky është aeroporti, pastaj janë portet dhe pastaj territoret e tjera dhe ju menjëeherë latë duart. Nuk kemi përgjëegjësi ne por ka përgjegjsi kompoania e avokatit të kreut tuaj.
I shëmtuar ishte mungesa e transparencës. Në mënyrën më të turpshme deklaruat se u vodhën 1 milionë. Ja u them unë këtu janë nisur nga bankat 115 kg euro, po po, pra 30 mln euro dhe nën 20 mln avionët nuk transportojnë, se edhe ai ka problemet e veta. Janë nisur 115 kg. Janë rrëmbyer 85 kg, janë rrrëmbyar të paktën 20 mln euro. Kjo nuk është vepër e një bande ordinere, por vepër e një bande zyrtare qeveritare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngjarja-ne-rinas-berisha-grabitje-e-stilit-terrorist/

Share This Video


Download

  
Report form