Ambasada shqiptare moll sherri mes partive politike në Kosovë

Ora News Lajme 2017-02-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa mbledhja mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj kosovare, e treta deri tani, pritet të mbahet pasnesër, klima mes dy vendeve nuk është aq e paqtë.
Shkak është bërë ndërtimi i ambasadës shqiptare në Prishtinë, ose më saktë konfliket e lindura mes partive për truallin ku do të ndërtohet selia.
Dje këshilli komunal i kryeqytetit të Kosovës nuk arriti të miratojë pronën për ndëtimin e ambasadës së vendit tonë pas kundërshtimit të fortë të Lidhjes Demokratike të Kosovës së Isa Mustafës dhe Partisë Demokratike të Kadri Veselit.
Mbledhja u bojkotua nga të dyja partitë pasi trualli në të cilën kërkohet të ndërtohet ambasada shqiptare është përcaktuar për të ndërtuar selinë e re shumëkatëshe të lidhjes demokratike gjatë kohës kur kjo parti drejtonte prishtinën në vitet 2007 2008.
Duke e quajtur turp të dy partive, Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, përfaqësues i Vetëvendosjes, në një reagim në facebook u shpreh:
Prej dy javësh kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashket të dy qeverive. Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PdK ka bojkotuar seancen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDKsë. Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit.
Në mbledhjen e tre qershorit të dy partive Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë nga 8 deri në 10 marrëveshje. Takimi do të mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/rajoni/ambasada-shqiptare-moll-sherri-mes-partive-politike-ne-kosove/

Share This Video


Download

  
Report form